Sport

E pabesueshme: Talenti brazilian bëhet “hor”, dështon të realizojë nga dy metra

Sulmuesi 20-vjeçar brazilian, Ricardinho ka bërë një huqje të madhe gjatë një ndeshje në Kupën e Brazilit.

Skuadra e talentit brazilian, Gremio po përballej me Brasiliensen në Kupën e Brazilit dhe rezultati ishte 2-0 në favor të tyre, shkruan Demokracia.com.

Rezultati ka mundur të jetë më i lartë për vendasit sikur 20-vjeçari të realizonte në një rast të artë në fillim të fraksionit të dytë.

Ricardinho mori një top nga bashkëlojtari i tij dhe në portën bosh nga një afërsi rreth dy metra dështoi ta dërgonte topin në rrjetë.

Topi i goditur nga braziliani përfundoi në shtyllë për t’u kthyer prapa.

Megjithatë, një ndër golat e takimit e kishte shënuar ai, ndonëse huqja e tij tashmë ka “pushtuar” rrjetet sociale.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria