Sport

E mundën nën-kampionin e Kosovës, Dukagjini me festë të “çmendur”

Dukagjini e ka realizuar fitoren e parë në këtë edicion, duke e mundur Dritën, me rezultat 2-1 në xhiron e shtatë të Superligës.

Deri te kjo fitore skuadra nga Klina erdhi me përmbysje të rezultatit.

Skuadra vendase që nga minuta e 60-të luajti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të Elton Basriut, megjithatë arritën të shënojnë fitore të rëndësishme.

Se sa peshë të madhe kishte ky trumf për klinasit, tregon edhe festa e madhe e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Me këtë fitore Dukagjini ngjitet në pozitën e tetë, me gjashtë pikë, derisa Drita pas humbjes së dytë radhazi bie në pozitën e pestë, me 11 pikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit