Sport

E mposhti Dritën për herë të katërt radhazi, Ramadani flet për fitoren

Prishtina ka fituar derbin e madh kosovar në udhëtim te Drita me rezultat 1-2.

Kryeqytetasit triumfuan me përmbysje, pasi ishin kampionët në fuqi të cilët kaluan të parët në epërsi.

Betim Haxhimusa realizoi për Dritën, derisa Endrit Krasniqi dhe Besnik Krasniqi shënuan për Prishtinën.

Pas ndeshjen trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se e deshën më shumë se Drita fitorën dhe se krijuan më shumë se vendasit.

“Derbi i vërtet me shumë luftë sportive. Dy ekipet e dhanë maksimumin. I uroj futbollistët për fitoren, angazhimin. E deshën më shumë fitoren se Drita, krijuam raste më shumë se Drita dhe në fund na u shpërblye me tre pikë”, tha Ramadani, shkruan Gazeta OLLE.

 

Tutje numri një i pankiës kryeqytetase tha se këto tri pikë nuk ia kanë siguruar titullin, por i kanë dhënë vetëbesim për të ardhmen.

“Këto tre pikë nuk na e kanë sjell titullin, por na jep qetësi dhe vetëbesim më të lartë, sepse kur t’i mposhtësh dy rivalët direkt në fushat e tyre, atëherë me të vërtet bëhet fjalë për kualitet”.

“Uroj të qëndrojmë me kokën ulur, sepse s’ka mbaruar ende asgjë, por të vazhdojmë punën tonë maksimalisht deri në fund”, deklaroi Ramadani.

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të