Sport

E kryer: Armando Broja kalon te skuadra angleze në huazim, testet mjekësore përfunduan sot

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është larguar përkohësisht nga Chelsea.

Broja është huazuar te Southamptoni, sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, shkruan Demokracia.com.

Romano ka njoftuar se testet mjekësore të Brojës kanë përfunduar sot, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.

Southamptoni që bën gara në elitën e futbollit anglez ka mposhtur në këtë garë Udinesen.

Ditë më parë Broja e ka zgjatur kontratën e tij me Chelsean, megjithatë për shkak të minutazhës së vogël dhe konkurencës në ekip, “Blutë” kanë vendosur ta huazojnë sërish.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar