Lajme

E krahasoi me modelet në bonboniera, Kimete Berisha i reagon Valon Sylës

Publicistja Kimete Berisha i ka reaguar gazetarit Valon Syla pasi ky i fundit i tha se ”Kimete Berishën mi kujton modelet e kopertinave të bombonierave të paraluftës”.

Berisha përmes një postimi në Facebook ka thënë se është ngrirë së ftohti vetëm për t’u dukur e ëmbël për të tjerët dhe Valon Sylën.

“Ama Valoni e ka pasur fjalën për ato bjondinat me flokë të gjata në pakot e çokollatave. Demek, ato vajzat seksi, të shtrira në barë, nga dalldia dhe nga lezeti. Valoni nuk më ka lënduar, përkundrazi, më ka përkëdhelur me këtë ‘kompliment’, por për mua ky është paradoks, sepse unë kurrë nuk ha ëmbël. Mua Valoni nuk më asocon në asgjë, përveç në hormone”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës pa ndërhyrje:

Valon Syla ka thënë se sa herë më sheh mua ia kujtoj ‘bombonjerat’ serbisht (se shqip dhe anglisht u thonë çokollata).

Ama Valoni e ka pasur fjalën për ato bjondinat me flokë të gjata në pakot e çokollatave.

Demek, ato vajzat seksi, të shtrira në barë, nga dalldia dhe nga lezeti.

Valoni nuk më ka lënduar, përkundrazi, më ka përkëdhelur me këtë ‘kompliment’, por për mua ky është paradoks, sepse unë kurrë nuk ha ëmbël.

Mua Valoni nuk më asocon në asgjë, përveç në hormone.

Druaj se e ndjen mungesën e tyre, sepse i zgurdullon sytë, gjithmonë bën si i habitur, i dalin sytë jashtë vendi: nga mundimi, nga zemërimi, nga urrejta dhe nga nervoza.

Dhe ju siguroj, se:

Ai nuk ju urren juve me paramendim.

Ai thjesht ju urren sepse s’është i lumtur.

‘Asnjë njeri i lig nuk është i lumtur’- Juvenalis.

P.S. Foto: Prishtinë, 12 Shkurt 2021

Jam mërdhi veç m’u duk e ëmbël për juve, edhe për Valon Sylën.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditët e para të marsit

Lajme

Nga këto komuna janë rastet e reja

Lajme

A do të ketë ndryshim të masave anti-Covid, flasin nga Asociacioni i Komunave

Lajme

Ish-deputetet që mbetën jashtë Kuvendit