Sport

E KONFIRMUAR: Skuadra nga Maqedonia rrëmben super-talentin kosovar

Futbollisti i talentuar, Arlind Shabani tashmë është bërë me skuadër të re.

Ai është transferuar te skuadra shqiptare që garon në elitën e futbollit maqedonas, FC Struga.

Lajmi për Gazeta ‘OLLE’ është konfirmuar nga vetë Shabani.

Shabani tha se ka zgjedhur Strugën sepse e sheh si rrugë të duhur për transferim drejt Evropës.

“Po, kam përfunduar marrëveshjen me Strugën ku mungon vetëm prezantimi zyrtar. Struga ishte zgjedhja ime e ardhshme pasi garon në elitën e futbollit maqedonas, ku bëhet një punë shumë e mirë në ekip dhe Strugën do ta kem si trampolinë që të vazhdojë karrierën drejt Evropës”, tha fillimisht Shabani.

“Unë kam pasur kontratë edhe për 1 vit me Trepçën 89, por me menaxherin Shkumbin Qormemeti së bashku me presidentin e 89-shit, Abedin Zeka, jemi marr vesh që unë të trensferohem drejt Strugës të cilët kanë synim sjelljen e lojtarëve të ri dhe depërtimin e tyre drejt Evropës”, përfundoj Shabani në prononcimin e tij.

Ky i fundit, këtë edicion ka qenë pjesë e skuadrës së Ramiz Sadikut, si i huazuar nga 89-shi.

Kurse, më parë ka qenë pjesë e gjeneratave të reja te skuadra e KEK’ut.

Ai, gjithashtu është anëtar i rëndësishëm i kombëtares së Kosovës U-19.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: FC Ilyria United transferon futbollistin e Llapit

Sport

Kontestohet privatizimi, “Forca” paralajmëron protesta, Kajtazi nuk dorëzohet

Sport

Nga transferimi i Muriqit te Lazio do të përfitojnë para edhe dy klubet shqiptare

Sport

Musa Selimi për studentin e tij Jetmir Topallin: Ai është shembull se si me punë arrihet shumë