Sport

E konfirmuar, arrin oferta e bujshme për Muriqin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Performanca fantastike e 25-vjeçarit Vedat Muriqi, ka zgjuar interesin e disa klubeve prestigjioze të Evropës, teksa telefoni i drejtorit sportiv, të Fenerbaces, Damien Comolli, nuk po pushon kohët e fundit.

Në një prononcim për mediat turke, ai nuk ka preferuar të japë emra konkretë, teksa ka zbuluar se në adresë te klubit, ka mbërritur një ofertë 20 milionë euro për futbollistin shqiptar.Ka qenë menaxheri italian Bahchelli, që ka vënë në dijeni drejtuesin e Fenerbaces për ofertën prej 20 milionë.

Camolli i cili është dhe mik me menaxherin italian, i është përgjigjur me batutë kësaj oferte, duke deklaruar: “Ne do të japim vetëm këmbën e djathtë të Muriqit për 20 milionë euro dhe çështja është e mbyllur”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv