Sport

E konfirmon klubi anglez: Ylli i Kosovës ka humbur sezonin pas lëndimit që pësoi gjatë grumbullimit me Kombëtaren

Arbenit Xhemajli ka pësuar një lëndim të rëndë në gju dhe kështu do t’i mungojë Sunderlandit për tërë sezonin 2020/21

Xhemajli ishte i grumbulluar me Kosovën U-21 për ndeshjet e tetorit, aty ku pësoi një lëndim aq të rëndë sa për të humbur tërë edicionin, shkruan Reporteri.net

Trajneri i Sunderlandit, Phil Parkinson ka thënë se kjo është një humbje e madhe për skuadrën e tij pasi Xhemajli ishte ambientuar shumë mirë.

“Fatkeqësisht, Arby ka pësuar një lëndim serioz në gju gjatë kohës sa ishte me Kombëtaren e Kosovës. Ai do të jetë jashtë për tërë pjesën tjetër të sezonit dhe kjo është shumë keq për të pasi ai u ambientua shumë mirë në klub,” ka thënë Parkinson.

Ndryshe, Xhemajli u transferua verën që shkoi te Sunderland dhe qysh në start kishte zënë vend në formacionin e Parkinson.

Postime të ngjajshme
Sport

LIVE LIGA E PARË

Sport

Ka gol në stadiumin 'Fadil Vokrri"

Sport

Përsëri mungon Mezani, Gjilani me trajner të ri kundër Prishtinës

Sport

Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare