Sport

E konfirmon Abedini – Nesër testet mjekësore te skuadra e madhe spanjolle

Mesfushori i Kosovës, Eris Abedini është shumë afër që të inkuadrohet në ligën spanjolle.

Abedini ka kohë që është lidhur me një transfer te skuadra e Granadës në Spanjë, dhe kjo do të bëhet zyrtare nesër në mesditë, shkruan IndeksOnline

IndeksOnline ka biseduar me reprezentuesin e Kosovës U21, ku tha se nesër do t’i kryen testet te skuadra e Granadës dhe të firmos kontratën me ta.

“Po, nesër i kemi testet mjekësore e krejt, pastaj do ta vendosi edhe firmën”, tha shkurt Abedini.

Futbollisti ynë do të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me klubin spanjoll nga Lugano ku aktualisht luan.

Kujtojmë se Eris Abedini është edhe futbollist i rregulli me Kombëtaren U21 të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Vazhdon kriza për Barcelonën, barazon në udhëtim

Sport

Në Angli masa të reja për COVID-19 – ky është vendimi për Premierligën

Sport

Barcelona po humb ndaj Alavesit në pjesën e parë, ky ishte gabimi i rëndë i portierit

Sport

‘Halloween’ në parketin e Lakers – yjet e skuadrës stërviten me kostume