Sport

E kërkuan në verë Blend Baftiun, klubi i madh evropian përjashtohet nga kampionati – kjo është arsyeja

Blend Baftiu ishte shumë pranë transferimit te gjiganti austriak Austria Vienna.

Ylli i Ballkanit u kërkua nga disa skuadra turke dhe austriake, ku përveç Austria Viennas në garë ishin edhe Rapid dhe Lask Linz.

Megjithatë transferimi i tij nuk nddohi në kryeqytetin austriak dhe ndoshta kjo është më mirë për talentin nga Kosova, shkruan Gazeta Olle.

 

Gjiganti austriak ka marrë një goditje të rëndë, pasi është përjashtuar nga kampionati për sezonin tjetër.

Gjithçka lidhjet me problemet financiare në këtë klub, i cili nuk ka marrë licencimin dhe për këtë arsye është përjashtuar nga kampionati Bundesligë për sezonin tjetër 2021-2022.

 

Sigurisht që drejtuesit e klubit do të apelojnë këtë vendim, por në rast se nuk ndryshon asgjë, atëherë do të ishte një goditje e madhe për një nga klubet më të suksesshme në Austri.

Pandemia ka pasur një ndikim të rëndësishëm te klubi austriak, ashtu si në shumë klube të tjera në botë.

 

Vlen të theksohet se te Austria Vienna luan edhe sulmuesi prishtinas, Agim Zeka, i cili në rast se ky vendim nuk ndryshon, atëherë me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër, për të kaluar diku tjetër, pasi nuk mund të luaj në Bundesliga 2 të Austrisë.

Kujtojmë që Austria Vienna është klubi i dytë me më së shumti tituj të fituar në Austri, plot 24, derisa ështëklubi që e ka fituar më së shumti kupën shtetërore, 27 herë.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës