Sport

E kërcënuan gjyqtarin, ky është vendimi i FFK për Lirinë

As në javën e 24-të nuk ka pasur qetësi në Ligën e Parë.

Skuadra e Lirisë është futur në disiplinë, shkak lëshimit të organizimit në përballjen me Trepçën. Por, kjo nuk është e tëra pasi procedurë i është hapur edhe kryetarit Qemajl Krasniqi, drejtorit sportiv Durak Thaqi dhe përfaqësuesit për siguri Fatmir Gërmizaj.

Inicim displinor i është hapur edhe futbollistit të Trepçës, Daut Maxhunit dhe lojtarit te KEK-ut, Arianit Behrami.

Inicime disiplinore:

-ndaj lojtarit të KF KEK-u, Arianit Behrami, me nr.fanelle 1 dhe ID.nr.001002M98; motivi: Goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me kartonin e kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Ulpiana – KEK-u.

-ndaj: KF Liria; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, persona të paautorizuar hyjnë në fushën e lojës dhe kërcënojnë me jetë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça.

-ndaj: Drejtorit sportiv të KF-Liria, Durak Thaqi, ID.nr.000177M61; motivi: Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, hyn në fushën e lojës dhe kërcënon me jetë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes ofendon të njëjtit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça.

-ndaj kryetarit të KF Liria, Qemajl Krasniqi; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, ofendon dhe kërcënon treshen e gjyqtarëve. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça.

-ndaj përfaqësuesit për siguri të KF Liria, Fatmir Gërmizaj; motivi: Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, hynë në fushën e lojës pa lejen e gjyqtarit. Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes fyen dhe kërcënon gjyqtarët e ndeshjes si dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça.

-ndaj lojtarit me nr.20 të KF Trepça, Daut Maxhuni me ID.nr.000891M90; motivi: Ndërhyrje e ashpër nga prapa ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës