Lajme

E frikshme në Prishtinë: Qindra metra mbi tokë, punëtori i ndërtimtarisë lëviz mbi vinç pa qenë i lidhur

Në lagjën ‘Lakrishtë’ të Prishtinës është filmuar një punëtor i ndërtimtarisë që lëviz qindra metra mbi tokë në një vinç i pa lidhur, shkruan Gazeta Metro.

Në videon e dërguar në adresë të Metros shihet se si punëtori lëviz sikur të ishte në tokë, i pa lidhur në vinç.

Sipas dërguesit të videos, janë të shpeshta rastet kur punëtorët e ndërtimtarisë lëvizin në këtë mënyrë, të palidhur në lartësi të mëdha.

Vdekjet në vendin e punës, e sidomos në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë janë shqetësuese.

Ditë më parë, një 37 vjeçar ka vdekur në Mitrovicë si pasojë e rrëzimit nga skelet e ndërtesës ku ishte duke punuar.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur