
Lojtari portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo u zgjodh “lojtari i shekullit” nga “Globe Soccer Awards” në Dubai ditën e djeshme (e diel), përcjell “Zeri.info”.
Superylli i “Zonjës së Vjetër” eci në tapetin e kuq me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez para se të vlerësohej si më i miri i shekullit që nga viti 2001 deri më 2020.
Ceremonia u mbajt në ikonën Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë.
Ronaldo kishte veshur një konstum gri me një kravatë të kuqe, që përputhej me fustanin e kuq të ndezur të partnerës së tij.
Cristiano Ronaldo për këtë çmim ka mposhtur rivalin e tij më të madh, Lionel Messin që ishte i dyti.