Lajme

E dredh sërish Baton Haxhiu: Kadri Veseli ka kërcyer nga helikopteri, jo nga aeroplani

Një deklaratë e gazetarit Baton Haxhiu për Kadri Veselin, ka nxitur reagime të mëdha nëpër rrjete sociale, ku Haxhiu ka thënë se Kadri Veseli kishte kërcyer nga një avion ushtarak që të nisej për në luftë bashkë me shokët e tij.
Pas reagimeve të shumta, Haxhiu reagoi përsëri, duke thënë se Veseli ka kërcyer nga helikopteri, jo nga aeroplani.

“Unë e kuptoj që një gjeneratë e humoristëve, që janë të lumtur që Veseli dhe të tjerët kanë shkuar atje, tallen me këto gjëra. Po flasim për një helikopter, jo nga avioni ushtarak siç u përmend. Ai ka kërcyer nga një distancë e mjaftueshme, jo me parashutë.”, tha Haxhiu në Kanal10.

Pas kësaj deklarate, në rrjete sociale kanë nisur talljet me Haxhiun. Faqja “CoolnFresh Magazine”, ka filluar të publikojë skena nga filmi “Commando” dhe “Mission Impossible” me mbishkrimin “Baton Haxhiu me video ekskluzive për kërcimin e Kadri Veselit!”.

Ndryshe, ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli, sot del për herë të parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Postime të ngjajshme
Lajme

AAK-së i shtohet edhe një deputet

Lajme

Zv.Ministri i Kulturës: Nëse Albini është ndryshimi, vaj halli për Kosoven!

Lajme

Tërmkolli, kritikon ashpër zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj

Lajme

Nuk arriti ta mposht covidin, ndërron jetë babai i ish-deputetit të LDK-ë!