Një person është gjetur i shtrirë jashtë qendrës së votimit në shkollën Fillore ‘Xhamil Kada’, të Pejës. Ai është dërguar në spital nga ekipet emergjente mirëpo nuk ka rritur që të mbijetojë.
“Një person para pak minutave është sjellë në Spitalin e Pejës pa shenja jete”, ka thënë drejtori i spitalit të Pejës.
Përkundër insistimit të mjekëve, fatkeqësisht personi në fjalë, rreth 68-vjeçar nuk ka arritur që të mbijetojë.