Lajme

E dhimbshme: Një nga shtatë viktimat e fundit të COVID është edhe një 19-vjeçar

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur shtatë persona nga coronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se më i riu që vdiq nga COVID-19 ishte një 19-vjeçar nga Mitrovica, shkruan Reporteri.net.

Edhe në Prizren u shënua një viktimë e moshës 31-vjeçare.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835. /Reporteri.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Tri ngjarje të rënda që tronditën Kosovën brenda pak javësh

Lajme

Hoti e jep lajmin, ja kur do të nis vaksinimi në Kosovë dhe kush do e merr i pari

EkonomiLajme

Thesari: Pagesat e komunës së Prishtinës për të prekurit e pandemisë do të kryhen për 48 orë

LajmeShow Bizz

Avokatja shqiptare mahnit me linjat e saj trupore