Lajme

E dhimbshme: Burrë e grua nga Kosova humbin jetën nga përmbytjet në Gjermani

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Në mesin e viktimave fatkeqësisht janë edhe një çift nga Kosova të cilët jetojnë në Gjermani, mëson “Indeksonline”.

Trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha.

Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës.

Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti.

Përveç Gjermanisë më këtë situatë po përballën edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra./Indeksonline/

Postime të ngjajshme
Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin

Lajme

COVID-19: A do të ketë masa të reja, flasin nga Ministria

Lajme

Konfirmohet kandidimi i Arben Vitisë për kryetar të Prishtinës