Lajme

E dhimbshme: 20-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të dielën mbrëma ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale, e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren.

Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje.

Viktima është Leotrim Çoqaj, i lindur në vitin 2000, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e specializuara të hetimeve rajonale të trafikut dhe me njoftimin dhe autorizimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, shoferi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat