Sport

E çuditshme: Nga derbit e Superligës gjyqtari Maloku po delegohet veç në Ligën e Parë

Edhe pse në këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll po përdoret sistemi VAR, problemet dhe pakënaqësitë rreth referimit nuk janë eliminuar. Ankesat e kontestimet në referim po vazhdojnë dhe së fundmi bëri jehonë humbja jo meritore e Drenicës karshi Prishtinës nën ndikimin e referimit.

Kur është fjala te referimi, sivjet në futbollin kosovar po vërehet edhe një rast i çuditshëm. Njëri prej gjyqtarëve më të njohur nuk po delegohet në ndeshjet e Superligës. Bëhet fjalë për Tefik Malokun, i cili viteve të fundit përpos që ka referuar mjaft shumë në ndeshjet elitare, atij i besoheshin edhe shumë ndeshje derbi, shkruan Gazeta Express.

Në edicionin e kaluar Maloku i ka referuar edhe disa ndeshje mjaft të mëdha e të rëndësishme në rrjedhjen e kampionatit, si derbit Prishtina – Ballkani, Prishtina – Drita, Feronikeli – Drita apo edhe Drenica – Drita.

Por, sivjet ky gjyqtar nuk po shihet fare në Superligë dhe arsyet janë të panjohura. Maloku i kishte kryer me sukses testet fizike para kampionatit, po ashtu nuk e kishte ndonjë dënim. Përkundër kësaj ai nuk po delegohet fare në Superligë, por vetëm në Ligën e Parë, përkatësisht në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Arsyet nuk i din as vet Maloku, i cili përkundër situatës jo të mirë personale në të cilën gjendet, nuk dëshiron të flas për media. “Po, është e vërtet që ende sivjet nuk kam referuar në Superligë. Nuk kam ndonjë dënim apo diçka, nuk e di, nuk dua të flas, nuk kemi të drejtë sipas rregullores të flasim për media. Kjo punë është e komisionit”, tha shkurt Maloku për Gazetën Express.

Viteve të fundit Maloku vlerësohej si njëri prej një grupi të vogël gjyqtarësh më të dalluar në futbollin kosovar.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme