Sport

E BUJSHME: Shkëlzen Gashi transferohte te skuadra e njohur italiane?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Tramezani pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Livornos. Ky duket të jetë vendimi i drejtuesve të klubit italian, megjithëse nuk ka ende zyrtarizim. Pas disa dështimeve dhe teksa ky ekip gjendet në vendet e fundit të Serisë B, kërkohet një specialist për këto situata.

Trajneri italian ka arritur te Sioni dhe Lugano pikërisht në këto kushte, por nga objektivi i elitës i ka dërguar në Europë. Mediat fqinje raportojnë se nëse ky zyrtarizim do të vijë, atëherë Livorno duhet të përgatitet edhe për dy lojtarë shqiptarë.

Njëri prej tyre është edhe dëshira më e madhe që ka Tirana. Pikërisht Arlind Ajeti, që bardheblutë po i mban si mundësinë e fundit, nëse nuk gjen asnjë ekip tjetër në janar. Por gjithashtu Tramezzani do të rikthejë në Europë edhe milionerin Shkëlzen Gashi.

Shijimi i pasurisë dhe rrogës së majme që merr ende te Colorado Rapids, pavarësisht se është larguar prej andej, përfundon në dhjetor. Pas kësaj periudhe, sulmuesi mund t’i bashkohet Livornos nëse në drejtimin e saj vjen ish-ndihmësi i De Biazit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv