Sport

E bujshme, Ramos refuzon rinovimin, transferohet në PSG së bashku me Lionel Messin?

Real Madrid duket i dorëzuar nga ideja për të bindur Sergio Ramos të rinovojë kontratën e tij aktuale e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Kapiteni po joshet gjithnjë e më shumë për të nisur një aventure të re, këtë herë larg Spanjës. Ramos ka pasur një takim kokë më kokë me presidentin Florentino Perez ku i ka bërë të qartë vendimin e tij se nuk dëshiron të rinovojë kontratën.

Ky është vetëm një detaj pasi sipas “El Chiringuito”, një media shumë pranë Realit, Ramos i ka rrëfyer presidentit se PSG kërkon shërbimet e tij por dhe të Lionel Messit, gjithashtu në skadencë të kontratës me Barcelonën në fund të sezonit:

“Nuk do ta pranojë ofertën që më keni bërë, tani do të filloj të vlerësojë të gjithë ofertat që më vijnë, përfshi këtu atë të PSG. Me mua dhe Messin do të formojnë një skuadër të madhe”, mësohet ti ketë thënë Ramos presidentit Perez. Kjo deklaratë e mbrojtësit përforcon edhe më shumë atë që Neymar tha pak kohë më parë:

“Sezonin e ardhshëm do të luaj sërish me Messin në një skuadër. Nuk është një sekret që PSG po ndjek prej kohësh mundësinë e një transferimi të mundshëm të Leo Messit, por dhe Sergio Ramos, ky është viti i duhur për ta bërë diçka të tillë, pasi të dy lojtarët mund të largohen me parametra zero. Duke qëndruar tek Ramos, gjithnjë sipas mediave spanjolle, kapiteni nuk është i kënaqur nga oferta e fundit e Real Madrid, një kontratë 2-vjeçare me një ulje të pagës vjetore prej 10%, aktualisht Ramos përfiton 15 milion euro në sezon.

Postime të ngjajshme
Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës

Sport

Kosova pritet të luajë miqësore me njërën nga këto tre shtete evropiane

Sport

Rahoveci prezanton gjashtë përforcimet e merkatos së janarit!

Sport

Zyrtare: Ish-futbollisti i Tottenhamit nënshkruan me klubin shqiptar