Sport

E bujshme: Messi mund të largohet falas nga Barcelona

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, që ka të bëjë me të ardhmen e Lionel Messit.

Lionel Messi, edhe pse ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021, ai mund ta ndërpresë atë në mënyrë të njëanshme, më 30 qershor.

Siç raportojnë mediet, ekziston një klauzolë me të cilën Messi çdo vit mund të vendos nëse do të vazhdojë të qëndrojë apo jo te Barcelona, në varësi të asaj që ai e gjykon më të përshtatshme.

Kjo edhe është arsyeja pse negociatat për vazhdimin e kontratës ende nuk kanë filluar. Numri 10 dëshiron të ndjehet i lirë nga kufizimet dhe të vendosë në mënyrë të pavarur.

Marrëdhëniet mes palëve janë një besim i ndërsjellë, por Leo Messi do të dëshironte të provonte një përvojë të re, pas gati 20 vitesh qëndrim te Barcelona.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv