Sport

E BUJSHME: Barcelona po e rrëmben yllin e madh të Serie A

Rinovimi i Hakan Calhanoglu po kthehet në një telenovelë të pafund dhe Milani po humbet durimin!

Përpjekja kuqezi për të mbajtur lojtarin u përball me një pengesë të re.

Nga Spanja flasin për interesin e fortë të Barcelonës për turkun

Në fakt, Fichajes.net raporton se klubi bluagrana po mendon për playmakerin e Milanit si një alternativë ndaj Georginio Wijnaldum.

Klubi i Laporta po lufton për të arritur qëllimin e tij të parë edhe për shkak të konkurrencës. PSG në fakt bëri një ofertë të rëndësishme për holandezin e kërkuar nga Ronald Koeman dhe gjërat u ndërlikuan.

Nëse ardhja e mesfushorit holandez nga Liverpool dhe ekipi kombëtar i Portokallisë zbehet, Calhanoglu do të ishte pra i zgjedhuri.

Sipas gazetës spanjolle, katalanasit kontaktuan agjentin e turkut për të provuar gatishmërinë e tij për të lëvizur në Spanjë.

Fichajes shpjegon se cilësia e 27-vjeçarit do të shkonte në mënyrë të përsosur me lojën e trajnerit të blaugranës.

Mundësia që lojtari të lëvizë në zero është joshëse e shumë ekipeve dhe tani është e vështirë për Milanin ta mbaje.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë