Sport

E ardhmja e Shkodran Mustafit? Flet trajneri i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se e ardhmja mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafit, është te Arsenali, pasi ai nuk mendon ta largojë atë në afatin kalimtar të janarit, pavarësisht nga mungesa e kohës së lojës.

Mustafi ka marrë vetëm 43 minuta në Ligën Premier këtë sezon në tre paraqitje, megjithëse ai ka përfunduar tre ndeshje të plota të Ligës së Evropës, ndërsa në verë pritet të mbetet lojtar i lirë.

 

Megjithatë, pavarësisht situatës së pasigurt të kontratës së 28-vjeçarit, Arteta këmbëngul që mbrojtësi është ende në planet e tij, me William Saliba që është dërguar në huazim dhe Sokratis Papastathopulos që pritet të lëvizë këtë muaj.
“E ardhmja e tij tani është këtu. Do përpiqem ta ndihmoj. Papastathopulos ndoshta do të largohet nga klubi këtë afat kalimtar dhe kemi William që tashmë është huazuar. Pra, nuk kemi kaq shumë zgjedhje tani”, ka thënë fillimisht Arteta.
“Gabriel [Magalhaes] ka qenë jashtë për një periudhë, David Luiz është lënduar, kështu që situata është krejtësisht e ndryshme nga më parë”.

Postime të ngjajshme
Sport

Milani nuk ndalet, këto janë planet për merkaton dimërore

Sport

Edhe një tjetër futbollist i Kategorisë Superiore po vjen në Superligën e Kosovës

Sport

Zbulohet shuma marramendëse që McGregor do të fitojë nga UFC

Sport

Çfarë ndodhi me 12-vjeçarin që ishte bërë futbollisti më i ri profesionist në vitin 2009?