Sport

E ardhmja e Iscos me probleme, zbulohen të rejat e fundit

Sipas gazetarit Jose Felix Diaz nga gazeta e përditshme spanjolle, Marca, e ardhmja e Dani Ceballos, Martin Odegaard dhe Isco mbetet e paqartë.

Isco është i hapur për t’u larguar nga Real Madridi, por ai ende nuk ka gjetur një ekip, thuhet nga Diaz.

Drejtuesit e klubit Madrilien raportohet se akoma nuk kanë pranuar ndonjë ofertë për 29 vjeçarin.

Isco kishte një rol të “zbehtë” sezonin e kaluar te Real Madrid, ku u paraqit shumë pak herë.

Ai luajti vetëm 1,092 minuta në 29 ndeshje dhe dha dy asistime. Kontrata e tij me klubin është deri në vitin 2022 dhe e ardhmja e tij mund të vendoset përfundimisht këtë verë.

Postime të ngjajshme
Sport

"Efekti" Berisha rriti vlerën e Prishtinës, tani bardhekaltërit bëhen klubi më i shtrenjtë në Kosovë!

Sport

Batatina i kundërpërgjigjet “Xhebrailave”

Sport

Ronaldo biznesmen i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve

Sport

Ish futbollisti i Prishtinës nënshkruan për skuadrën e njohur evropiane