Sport

E akuzoi për simulim, motra e lojtarit belg i kërkon falje Spinazzolas

Futbollisti i Kombëtares së Italisë, Leonardo Spinazzola pësoi dëmtim të rëndë në takimin çerekfinal në “Euro2020” kundër Belgjikës në Munich.

Spinazzola u lëndua në pjesën e dytë, teksa u largua në fusha me lot në sy pasi sipas mjekëve të ekipit kombëtar ai ka tërhequr muskulin gjatë vrapimit, përcjell Demokracia.com.

Mirëpo, motra e portierit të Belgjikës, Valerie ishte e pranishme në stadium dhe në momentin kur Spinazzola ra në tokë ajo përmes Instagramit e akuzoi për simulim mbrojtësin italian.

Ajo e xhiroi Spinazzolan duke u trajtuar në fushë nga stafi mjekësor italian dhe shkroi në gjuhën e vet: “Këtë e quajmë simulim me përvojë”.

Por kur u vërtetua se Spinazzola kishte pësuar dëmtim të rëndë dhe se pritet të mungojë në fushë me muaj, motra e “gardianit” belg kërkoi falje.

“Më vjen keq që e kuptova se Euro përfundoi në këtë mënyrë për Spinazzolan. Kërkoj falje për reagimin tim në atë çast dhe shpresoj se ai do të ketë riaftësim të mirë”, shkroi ajo.

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë