Lajme

Dyshimet që lidhen me aksidentin tragjik në Bullgari, çfarë gjeti në rrugë grupi i ekspertizës

Tejkalimi i limitit të shpejtësisë dhe shpërqendrimi i shoferit dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 45 persona. Kështu tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe zjarrfikësit.

“Nuk duhet thënë, pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme në anën e djathtë të autobusit”, tha Pirgov për BTV.

Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes. Pirgov thotë shoferi me siguri po lëvizte me shpejtësi mbi 100 km/h dhe gabimi i tij ishte se po lëvizte në korsinë e djathtë.

“Fillimisht autobusi goditi gomën e parë djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte e përsosur dhe autobusi nuk ka rrëshqitur, thjesht shoferi nuk ka reaguar siç duhet. Me shumë mundësi ka pasur fërkim metal-metal që krijoi shkëndijat duke sjellë më pas edhe zjarrin”, theksoi ai.

Sipas policisë, zjarri filloi nga pjesa e përparme e autobusit ndërsa në gomat rezervë mësohet se kishte tuba vaji, të cilat kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit. Kjo u zbulua nga fakti se rruga ishte e mbushur me vaj.

Sipas Vasko Pirgov, shumica e viktimave ndoshta janë asfiksuar. “Mendoj se në 2-3 minuta autobusi u dogj”, tha ai ndërsa bëri me dije se pjesa e përparme e autobusit është djegur plotësisht, aq sa është shkrirë edhe llamarina.

Related posts
Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *