Lajme

Dyshime për përmbajtjen e vaksinës që hyri ilegalisht në veri të Kosovës

Përveç që u soll ilegalisht në Kosovë, ilaçit që po thuhet se ka brenda vaksinën gjermano-amerikane Pfizer Biontech, po i kontestohet edhe përmbajtja.

Sipas kryetares së komisionit parlamentar për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Albena Reshitaj, ka dyshime se brenda shisheve nuk ka ilaç që mëton ta shërojë e parandalojë virusin korona, por një lëng të quajtur “Placebo” që nuk ka as efekte shëruese e as të tjera anësore për trupin brenda së cilit injektohet, e që përdoret kryesisht tek personat e sëmurë mendërisht.

Reshitaj thotë se fakti që qytetarët i ekspozohen virusit me idenë që janë vaksinuar paraqet rrezik të dyfishtë për ta.

Klan Kosova merr vesh se institucionet vendore shëndetësore nuk kanë arritur akoma ta gjurmojnë këtë ilaç të prezantuar si vaksina kundër COVID-19 për të mësuar përmbajtjen e vërtetë të tij.

Postime të ngjajshme
Lajme

15 vjeçari u therr për vdekje nga moshatari i tij: Policia jep detaje të reja

Lajme

Vetëvendosje tregon numrin e aplikimeve nga Diaspora

Lajme

Vrasja e 15 vjeçarit në Prizren, organizohen protesta

Lajme

Endrit Thaçi krenar me të atin: Burrështetas si ti shumë rrallë lindin