Sport

Dybala merr vendimin për të ardhmen e tij

Sulmuesi argjentinas do të mbetet pjesë e Juventusit.

Paulo Dybala momentalisht ka kontratë me Juventusin vetëm deri në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, sipas ‘Tuttosport’, palët tashmë kanë arritur akordin për të zgjatur bashkëpunimin.

Dybala do të nënshkruajë kontratë të re me ‘Bianconerët’ duke përfituar rritje pagë prej tetë milionë euro në sezon, plus dy milionë të tjera në formë bonusesh.

Argjentinasi prej kohësh kishte nisur bisedimet me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, por negociatat kishin ngecur shkaku i pagës ë lartë të kërkuar nga futbollistë.

Marrëveshja tashmë është arritur, dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji.

28-vjeçari, këtë edicion ka realizuar gjashtë gola e katër asistime në 11 ndeshje të luajtura.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme