Sport

Dybala i pakënaqur me Pirlon, ankohet te drejtuesit e klubit

Duket se Paulo Dybala nuk ishte i lumtur të ulej në stol për 90 minuta kundër Crotone pasi Tuttosport raporton se argjentinasi u ankua te Fabio Paratici pas fishkëllimës së fundit.

Argjentinasi kaloi tërë ndeshjen në stol ndaj Crotone dhe ende nuk ka bërë një paraqitje të vetme në Serie A këtë sezon.

La Joya humbi dy ndeshjet e fundit të Argjentinës për shkak të problemeve gastrointestinale dhe me sa duket, ai nuk ishte plotësisht i aftë për t’u përballur me Crotone, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht kësaj, Tuttosport raporton Dybala u ankua te drejtori sportiv i Juventusit Fabio Paratici në tunelin e dhomave të zhveshjes pas fishkëllimës së fundit të shtunën.

Argjentinasi nuk ishte i lumtur për zgjedhjet e Pirlo dhe ai u sigurua që trajneri i Zonjës së Vjetër e dinte atë, pretendon raporti.

“Dybala po kthehej pas problemeve gastrointestinale dhe ai ishte në stërvitje vetëm dje. Nuk ishte loja ideale që ai të kishte minuta”, i tha Pirlo Dazn pas ndeshjes.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani nuk di për humbje në Suharekë që 550 ditë, ja cila skuadër e mposhti e fundit

Sport

Juventus – Barcelona: Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes më të zjarrtë të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve

Sport

Brugge - Lazio: Publikohen formacionet zyrtare, ky është vendimi për Vedat Muriqin

Sport

Fjalimin e Kryetarit të Komunës në zhveshtore që e motivoi Ballkanin për fitoren e sotme, duhet ta dëgjoni