Sport

Dy yje të futsallit zbarkojnë në kryeqytetin e Kosovës

Tashmë është zyrtare, Mentor Mejzini dhe Narcis Alibegu nënshkruajnë me FC Prishtinën 01, shkruan Insporti.

Dyshja e njohur e futsallit kosovar, por edhe më gjerë, Mentor Mejzini dhe Narcis Alibegu në këtë sezon do t’i mbrojnë ngjyrat e FC Prishtina 01. Klubi është shprehur shumë i kënaqur që ka arritur të ofrojë pranë vetës dy yje të kësaj loje.

“Me këto dy përforcime dhe me lojtarët e jashtëzakonshëm që kishim sezonin e shkuar, klubi do të futet në këtë edicion për synime të qarta.Mentor Mejzini, pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ka luajtur për klube si Feniksi dhe Liburni. Ai është shpallur pesë herë kampion i Kosovës, ndërsa tri herë është shpallur lojtari më i mirë në vend. Pjesë e Ligës së Kampionëve me Feniksin si kapiten dhe shumë çmime tjera individuale dhe ekipore.

Në anën tjetër Narcis Alibegu është shpallur tri herë kampion i Kosovës, ndërsa Kupën e ka fituar shtatë herë.Alibegu është lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, ka luajtur në Ligën e Kampionëve me Liburnin dhe Feniksin, ndërsa është zgjedhur edhe lojtari më i mirë në Kosovë.FC Prishtina 01 iu uron mirëseardhje dhe suksese në këtë sezon.”

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin