Kosova ka shënuar fitore madhështore në tempullin e madh të Fadil Vokrrit, pasi mposhti Çekinë me rezultat 2:1.
Pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur deri te një incident, ku një tifoz çek është sulmuar në Prishtinë.
Reporteri.net merr vesh se ai nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore, por megjithatë ekipet mjekësore tashmë janë në vendin e ngjarjes, dhe i kanë ofruar ndihmën e nevojshme.
Aty kanë arritur edhe një numër i policëve, të cilët janë duke e hetuar rastin.
Kujtojmë se mbrëmë policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që gjatë ndeshjes së sotme Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”. /Reporteri.net.