Lajme

Dy të vaksinuarat me dozën e dytë të vaksinës tregojnë gjendjen e tyre shëndetësore

Sot ka filluar dhënia e dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19 për personelin shëndetësorë dhe personat që janë vaksinuar me vaksinën “Pfizer”.

Sipas koordinatorit për vaksinim të sallës ‘’1 Tetori’’, Niman Bardhi sot deri në ora 12:00 pati 73 persona që u vaksinuan me dozën e dytë dhe 309 për dozën e parë, raporton Demokraica.com.

‘’Deri në këto qaste që po flasim kemi të vaksinuar 370 persona ku prej tyre kemi me dozën e parë që janë 309, për deri sa kemi rreth 73 perona që janë me dozën e dytë’’, tha ai.

Përderisa vaksinimi po shkon në mënyrë të organizuar mirë, për Demokracia.com kanë folur edhe dy të vaksinuara me dozën e dytë nga personeli shëndetësor.

E vaksinuara A.S duke treguar kartelën, tha se më pesë maj e mori dozën e parë, ndërsa dje u kontaktua për dozën e dytë.

‘’Unë jam vaksinuar me 5 maj të këtij viti, na kanë thirrur përmes telefonit që të vij sot në ora 12:15 dhe e kam marrë dozën e dytë në kohë’’, tha A.S për Demokracia.com

Edhe e vaksinuara SH.H për Demokracia.com tha se dje e kontaktuan për dozën e dytë.

‘’Unë jam vaksinuar me 5 maj, na kanë thirrë dhe na kanë pyetur nese mund të vijmë në këtë kohë, e kam konfirmuar ardhjen. Sapo erdha, hyra dhe u vaksinova. Ndjehem mirë pas vaksinimit, nuk më ka munduar as doza e parë, e as tani’’, tha ajo për Demokracia.com

Kujtojmë se në nivel vendi, numri i të vaksinuarve ka arritur në 71 mijë.

Ndërkohë vlen të theksohet se Kosova i ka blerë rreth 1 milion e 200 mijë doza nga Pfizer, ndërsa vaksinimi masiv pritet të fillojë nga 15 qershori.

Postime të ngjajshme
Lajme

Mbytet në Velipojë një 40-vjeçar nga Kosova

Lajme

Ndërroi jetë 38-vjeçarja nga Peja, humbet betejën me kancerin

Lajme

Detaje për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër