Lajme

Dy të plagosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Dy persona janë plagosur në mbrëmjen e sotme në Prishtinë në rrugën B, në afërsi të ‘’Royal Mall’’.

Burime të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ bëjnë të ditur se njëri nga të plagosurit është një kalimtare e rastit dhe tjetri njëri nga të dyshuarit se shtiu me armë.

Viktima është dërguar për në QKUK dhe është jashtë rrezikut përjetë.

Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila për momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:05 dhe kishin zgjatur për afër 5 minuta.

Postime të ngjajshme
Lajme

IKSHPK, rastet aktive me koronavirus të shtohen në krahasim me ditët e kaluara

Lajme

Ja sa vendvotimeve të parapara janë rinumëruar në QNR

Lajme

Ines Demiri, ambasadorja e Kosovës dje ka arritur në Izrael

Lajme

26 Shkurti, dita kur Hashim Thaçi, u zgjodh president i Kosovës