
Lideri i VV’së, Albin Kurti, sot do të takohet me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi, ku pritet të marrë mandatin dhe brenda 15 ditëve të formojë Qeverinë. Nëse arrin ta bëjë këtë, ai ka propozuar Zëvëndëskryeministër të dytë, Haki Abazin, ndërsa Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kurti pak më parë i ka bërë thirrje LDK’së edhe një herë për marrëveshje, dhe që kjo t’i prezantojë emrat e saj për ministra.
Lista e Kurtit për postet e larta shtetërore në Qeverinë e tij ka qenë mjaftë interesante, ku ai ka përzgjedhur si Zëvendëskryeministër të dytë, Haki Abazin ndërsa Albulena Haxhiun si Ministre të Drejtësisë.
“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë”, ka thënë Kurti.