Sport

Dy super ndeshje na presin sot në javën e parë të stinorit pranveror

Të hënën është planifikuar të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll, të parës për stinorin pranveror.

Në Drenas, Feronikeli e pret Gjilanin, në ndeshjen që cilësohet edhe derbi i javës. Kurse në “Riza Lushta” në Mitrovicë, Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Arbërisë.

Temperaturat e ulëta dhe të reshurat e borës në dy ditët e fundit, nuk pritet të jenë pengesë që takimet të luhen në orarin e paraparë.

Dy takimet pritet të fillojnë nga ora 13:00, ndërkohë që mund t’i ndiqni minutë pas minute nga raportimet e Gazetës Olle.

E hënë (13:00)

Feronikeli – Gjilani

(Arbitra: D. Çaka, F. Berisha, E. Bicaj, V. Ibërdemaj)

Trepça ’89 – Arbëria

(Arbitra: M. Bejtullahu, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, B. Ajeti)

Postime të ngjajshme
Sport

FC Prishtina – Llapi kryendeshja e javës së 23-të

Sport

Fjalë të pakta, por me shumë kuptim… Ja çfarë thotë Klodian Duro pas fitores së Feronikelit

Sport

Arbëria pësoi disfatë nga Feronikeli, këto janë fjalët e Arbnor Morinës

Sport

Bylbyl Sokoli: Prita më shumë nga këta dy lojtar, e kam të çartë se çfarë duhet të ndryshojë