Sport

Dy skuadra italiane pas mesfushorit shqiptar

Dy klube të mëdha italiane dhe një klub kroat interesohen për Zeni Husmanin

Zeni Husmani, mesfushori defensiv shqiptar, në janar të këtij viti u largua nga Shkëndija për tu rikthyer në kampionatin slloven, i cili për shkak të pandemisë me Covid -19 është ndërprerë, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.

Ai me skuadrën e NK Domzale firmosi deri në verën e vitit 2022.

Futbollisti shqiptar nga Çegrani i Gostivarit edhe më herët ishte pjesë NK Domzales, ku kishte luajtur për gjashtë sezone (2012-2018), duke mos e pasur problem ambientimin në mjedisin e ri.

Husmani ishte pritur mirë edhe nga drejtuesit e klubit, të cilët e kishin pranuar me shumë kënaqësi.

NK Domzale pret shumë nga shqiptari, por mund të ndodh që ata sërish të mbesin pa shërbimet e tij, pasi për Husmanin kanë shprehur interesim tre klube të mëdha.

Mēsojmē se 29 vjecarin e dëshirojnë klubet italiane Spal dhe Torino, e Hajduk nga Spliti.

Çfarë mund të ndodh në ditët në vijim mbetet të shihet por me siguri dëshira e tij është të luaj në Serie A ose në Hajduk.

Zeni Husmani gjatë karrierēs së tij ka luajtur edhe për Shibenikun në Kroaci dhe Giresunspor në Turqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Istogu huazon një futbollist nga skuadra e Ballkanit

Sport

E KONFIRMUAR: Skuadra nga Maqedonia rrëmben super-talentin kosovar

Sport

Ekskluzive: UEFA kërkon dorëheqjen e Ademit, i dërgon letër FFK’së

Sport

Qëndrim Gashi kërkohet nga tri skuadra elitare dhe një evropiane