Lajme

Dy persona pësuan djegie nga zjarri në Fushë Kosovë, u dogjën edhe 9 depo

Detaje për zjarrin në Zonën Industriale, nëntë depo u përfshinë nga flakët, dy persona pësuan djegie.

Pasditen e sotme nëntë depo janë përfshirë nga zjarri që shpërtheu sot në tregun me shumicë në Zonën Industriale të Prishtinës.

Latif Zeka, nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës, thotë për RTV Dukagjinin se ndërhyrja e tyre ka qenë shumë e shpejtë, duke evituar përshkallëzimin e mëtejmë të situatës.

Zjarri tashmë është lokalizuar, por qytetarët tregojnë se ai është shpërndarë me shpejtësi të madhe, duke kapluar depot njërën pas tjetrës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës

Lajme

Humb jeten një pushues në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Lajme

S’keni parë gjë akoma, java që vjen pritet të jetë përvëluese