
Llapi – Ballkani është njëra prej ndeshjeve më interesante në kuadër të fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të martën (9 shkurt) me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në Podujevë.
Të dyja skuadrat synojnë kalimin tutje në kupë, derisa Llapi e ka ambicie më të lartë triumfin në këtë kompeticion pasi e kërkon daljen në Evropë në këtë mënyrë.
Para ndeshjes në fjalë, “Zeri.info” ka kontaktuar me disa prej futbollistëve të dy skuadrave.
Por, futbollistët kanë thënë se klubi ua ka ndaluar prononcimin për media para ndeshjes të së martës.
Ndryshe, ndeshja në fjalë do të transmetohet në platformën “ArtMotion”.