Sport

Dy kartona të kuq në ndeshjen, Ballkani – Llapi

Xhiroja e 31-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me katër përballje tejet interesante.

Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në qytetin e Suharekës, aty ku skuadra e Ballkanit do e pres Llapin.

Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet ku Prishtina do t’i bëj konak Trepçës ’89.

Ndeshje e nxehtë pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, ku “kuqebardhët” do të përballen me Drenicën e cila po lufton për mbijetesë.

Kampionia në fuqi, Drita, do të udhëtoj drejt Pejës për t’u përballur me Besën.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 15:00.

 

LIVE: Ballkani – Llapi 1-0

36′ Kushtrim Gashi (Ball) dhe Ahmed Januzi (Llap) ndëshkohen direkt me karton të kuq.

35′ Arbnor Ramadani (Llap) ndërhynë në mënyrë të palejuar ndaj Kushtrim Gashit, ndërkohë që futbollistët e dy skuadrave përfshihen në një konflikt verbal dhe fizik.

30′ GOOOL: Blend Baftiu shënon pas asistit nga Armend Thaqi, Ballkani në epërsi 1-0.

16′ Blend Baftiu (Ball) gjuan nga distanca, por pret Marijan Coric.

04′ Meriton Korenica (Ball) gjuan mbi portë nga afërsia.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Korenica, Krasniqi, Daku, Jashanica, Prekazi, Baftiu.

Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Veliu, Ar.Ramadani, Selmani, Shabani, Peposhi, Januzi, Hoti.

LIVE: Besa – Drita 1-0

19′ GOL! Ardi Tahiri (Bes) gjuan me kokë dhe realizon për 1-0.

13′ Ergyn Ahmeti (Dri) gjuan nga jashtë zonës, por goditja e tij shkon pranë portës.

11′ Ardi Tahiri (Bes) gjendet i vetmuar me Faton Malokun, por ‘gardiani gjilanas pret goditjen e tij dhe shpëton gol të sigurtë.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Besa: Haxhijaj, Salihu, Beseni, Halili, Xhaka, Maliqi, Syla, Bilal, Brruti, Sheqerolli, Tahiri.

Drita: Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Ahmeti, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Haxhimusa.

LIVE: Prishtina – Trepça ’89 0-0

35′ Besnik Krasniqi (Pri) dështon nga penaltia, pasi që gardiani Hyseni pret goditjen e tij.

34′ Leonit Abazi (Pri) ndalet brenda zonës nga Albion Pllana, ndërkohë gjyqtari kryesor Dardan Çaka akordon penalti për vendasit.

26′ Qëndrim Zyba (Pri) gjuan me kokë, por vetëm mbi portë.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Pefqeli, Mankenda, Kryeziu.

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Carbonieri, Berisha, Dedia, Kaqiku, Nene, Jashari, Memaj, Chivaviro, Shala

LIVE: Gjilani – Drenica 0-0

20′ Darko Nikaç (Gjil) gjuan me kokë pas harkimit të Arbër Çyrbës, por goditja e tij shkon jashtë portës.

16′ Franc Veliu (Gjil) gjuan mjeshtërisht nga ndërprerja, por shtylla pingule ia mohon golin.

12′ Granit Jashari (Dre) gjuan brenda zonës pas një pakujdesie të mbrojtjes vendase, por goditja e tij shkon jashtë portës.

-Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Rapa. Cyrbja, Hila, Hajdari, Sorsa, Nikaç, Useini, Musolli, Veliu, Porgni.

Drenica: Hasi, Jashari, Gjoni, Dumani, Frashëri, Jashari, Dervishaj, Denisson, Uka, Rogova, Zabergja.

Postime të ngjajshme
Sport

Armend Dallku: Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu, më vjen keq se si u arbitrua ndeshja

Sport

Kjo është deklarata e Batatinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Sport

Munishi uron Llapin dhe lavdëron Dukagjinin për ‘luftën dhe angazhimin’

Sport

Dukagjini – Llapi: Kjo skuadër rrëmben trofeun e Kupës së Kosovës