Sport

Dy gjigantët e Europës i vënë syrin mbrojtësit shqiptar

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Atalantës Berat Gjimshiti ka përfunduar së fundmi në radarët e dy gjigantëve të futbollit Milan dhe Ajaks.“Tuttomercatoweb” raporton se 27-vjeçari po studiohet si mundësi e mirë për të plotësuar boshllëkun e krijuar së fundmi në repartin e mbrojtjes së kuqezinjve dhe holandezëve.

“Tuttomercatoweb” zbulon se “djajtë” e Milanit janë vënë seriozisht pas Gjimshitit.

Mësohet se tashmë kanë nisur kontaktet për të negociuar në lidhje me një transferim të mundshëm në “San Siro”. Kuqezinjtë e Piolit kërkojnë rikthimin në Champions dhe Berat Gjimshiti duket i duhuri për t’i ndihmuar në objektivin e tyre. Por Milani nuk është i vetmi që është vënë pas futbollistit shqiptar, pasi interesimi vejn edhe nga gjiganti holandez, Ajaksi.

Emri i tij pëlqehet te të dyja klubet, por lojtari është ende nën kontratë me Atalantën deri në vitin 2022, ndërsa merkatoja e këtij sezoni përfundon në 5 tetor.Futbollisti shqiptar ka spikatur në dy sezonet e fundit me ekipin bergamesk duke arritur rezultate madhore në Itali dhe Europë, ku sezonin e kaluar arriti deri në Ligën e Kampioneve.

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”