Sport

Dy futbollistë largohen nga FC Prishtina

Klubi Futbollistik “Prishtina” i ka ndarë rrugët me dy futbollistë.

Enis Gavazaj dhe Mergim Pefqeli janë dy lojtarët që kanë ndarë rrugët me klubin kampion të Kosovës.

FC Prishtina ka konfirmuar para pak çastesh largimin e Gavazajt dhe Pefqelit.

Ja njoftimi:

F𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭, 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫𝐞̈𝐬

𝑃𝑒𝑓𝑞𝑒𝑙𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝐺𝑎𝑣𝑎𝑧𝑎𝑗 𝑗𝑎𝑛𝑒̈ 𝑓𝑢𝑡𝑏𝑜𝑙𝑙𝑖𝑠𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑖𝑟𝑒̈

Dy futbollistët, Mergim Pefqeli dhe Enis Gavazaj, pas skadimit të kontratës me FC Prishtina, janë futbollistë të lirë.
FC Prishtina i falënderon përzemërsisht për kontributin e dhënë për skuadrën, sidomos në vitin që klubi do të mbaj gjatë në mend.

𝗠𝗲𝗿𝗴𝗶𝗺 𝗣𝗲𝗳𝗾𝗲𝗹𝗶, 27 vjeç, për Prishtinën këtë edicion ka regjistruar 20 ndeshje në tre garat zyrtare duke shënuar 4 gola dhe 2 asistime.
Pefqeli, vije nga shkolla e futbollit të klubit, kurse me skuadrën e parë gjithsejtë ka regjistruar 4 sezone, 2016-2019 dhe 2020/21 duke zhvilluar 103 ndeshje zyrtare, 15 gola dhe 4 asistime.

𝗘𝗻𝗶𝘀 𝗚𝗮𝘃𝗮𝘇𝗮𝗷, 26 vjeç, te Prishtina ishte aktivizuar për herë të dytë gjatë këtij sezoni pas transferit nga Kukësi duke regjistruar 14 ndeshje në kampionat dhe kupë dhe duke shënuar 2 gola e 1 asistim.
Gavazaj, së pari ishte pjesë e Prishtinës në edicionin 2012/13 kur ishte transferuar nga Liria e Prizrenit e pastaj nga Prishtina në Gent të Belgjikës. Në dy edicione, 2012/13 dhe 2020/21, Gavazaj me Prishtinën ka regjistruar 36 paraqitje zyrtare, 3 gola dhe a 2 asistime.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: A&N përforcohet me ish-futbollistin e Lirisë

Sport

Mourinho i çmend tifozët e Romës, po e transferon yllin nga Real Madridi!

Sport

Ky lojtar largohet nga Trepça ’89

Sport

ZYRTARE: Gjilani prezanton transferimin më të ri