Sport

Dushku pranon se FBK u ka mbetur borxh gjyqtarëve, tregon edhe ofertën që u refuzua nga ata

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Gjyqtarët e basketbollit kosovar do të zëvendësohen nga gjyqtarët e Shqipërisë dhe Malit të Zi në ndeshjet që organizon FBK, transmeton Gazeta Metro.

Ndeshjet në basketbollin e Kosovë që zhvillohen sot dhe nesër nuk do të gjykohen nga gjyqtarët vendor, pasi që ata kanë hyrë në bojkot.

Ky vendim i tyre vjen si shkak i mos kryerjes së obligimeve nga FBK ndaj tyre. Kjo është konfirmuar edhe nga sekretarja e përgjithshme e FBK’së, Elvira Dushku, në një intervistë dhënë për ‘Kosovapress’.

“Sot edhe nesër në ndeshjet e basketbollit kosovar do të jenë të pranishëm tre gjyqtarë nga Shqipëria dhe tre nga  Mali i Zi, pasi që referët tanë kanë zgjedhur bojkotin. I kemi paguar për dy muaj ndërsa ne i kemi borxh edhe dy muaj. Ju kemi premtuar se në shumë shpejt do t’i kryejmë edhe obligimet tjera, mirëpo ata nuk e kanë pranuar këtë marrëveshje. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga FIBA, ndërsa dy Federatat e rajonit ajo e Shqipërisë dhe Malit të Zi na kanë ndihmuar në këtë çështje. Pagesën për referët e huaj do ta kryejë Federata e Basketbollit të Kosovës por më vonë, kështu kemi rënë dakord me drejtuesit e Federatave të lartpëmendura” – ka thënë Dushku.

Kujtojmë që stinori pranveror në Superligën e Kosovës në basketboll fillon ditën e sotme./gazetametro.net

LEXO EDHE:

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv