Sport

Duro flet për transferimin e Yllit të Gjilanit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, doli në konferencë për shtyp ditën e sotme, në vigjilje të sfidës së parë në Superiore, që luhet nesër ndaj Partizanit.

Ai u shpreh se tashmë fillon rrugëtimi i vërtetë për Kukësin, dhe se objektiv kryesor është kampionat.

Duro u nda të fliste edhe për transferimin e Gjilanit, Ylli Shametin.

“Reagimi i Shametit nuk ka problem. E respektoj si njeri e futbollist. Çdokush mund të bëjë deklarata emocionale, por unë nuk kam nxjerrë nga goja ime asgjë”.

“Mund të thuhet se e kam larguar unë Shametin, por nëse nuk do e kisha në plane, do ta thosha. Nuk e kam thënë që Shametin nuk e dua. Kam thënë se nëse është në 100% do të ishte një forcë”.

“Kam thënë se ishte larguar nga 2-3 muaj më herët. Nuk kam të drejtë të largoj ikona të klubit pa bashkëpunim me drejtuesit. Di që ky cikël u mbyll kur nuk ra dakord”, ka thënë Duro.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv