Sport

Dumoshi: Zëri i heroinave të Kosovës sot kumbon për fitoren e madhe

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga, kanë vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”, para ndeshjes që pritet të zhvillohet mes Kosovës dhe Moldavisë, prej orës 20:45.

Dumoshi ka folur për iniciativen që tifogrupi i Kosovës Dardanët e kanë ndërmarrë për t’iu dalë në mbrojtje viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

“Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë”.

Postimi i plotë:

Forca djelmoshave që sonte sfidohen në lojën kundër Moldavisë.
Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.
Zëri i heroinave të Kosovës sot kumbon për fitoren e madhe!
Përpara djema

Postime të ngjajshme
Sport

Statistikat e Ronaldos dhe Messit në listën e ngushtë për formacionin e vitit

Sport

Barcelona e do Shkodran Mustafin në janar

Sport

ZYRTARE: Peja bëhet me kryetar të ri

Sport

UEFA publikon listën me kandidatët për ekipin e vitit