Sport

Dukagjini vendos për Dallkun dhe ndihmësit e tij

Pas një sezoni të suksesshëm në Ligën e Parë, Dukagjini arriti të siguroj biletën për në Superligë.

Padyshim se meritë e madhe i takon trajnerit Armend Dallkut dhe ndihmësve të tij, Artan Luzit dhe Agon Ramadanit..

Për këtë arsye, klinasit kanë vazhduar bashkëpunimin me trajnerët edhe për një sezon.

Kujtojmë se Dukagjini arriti të inkuadrohet në Superligë, pas mposhti Trepçën ’89 në barazh, pas ekzekutimit të penalltive.

Madje, skuadra e drejtuar nga Dallku ishte edhe finaliste e Kupës së Kosovës, ku u mposhtën nga Llapi, gjithashtu pas ekzekutimit të penalltive.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria