Sport

Dukagjini vazhdon me përforcime, prezantohet transferimi i radhes

Dukagjini ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Superligë.

Skuadra nga Klina e cila e siguroi një vend në Superligë nëpërmjet barazhit, ka nënshkruar me sulmuesin Henry Chibueze.

28-vjeçari së fundmi ka qenë në Ligën e Parë ku ka veshur fanellën e Vëllaznimit të Gjakovës.

Nigeriani më parë ka luajtur edhe për Lirinë dhe Trepçën ’89 në futbollin kosovar.

Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:

Futbollisti nga Nigeria, Odi Chibueze, edhe zyrtarisht është pjesë e Dukagjinit. Henry është sulmues dhe vjen nga skuadra e Vëllaznimit.

I lindur më 15 nëntor 1992, njëzetetetëvjeçari më parë në futbollin kosovar ishte aktivizuar te klubi i Lirisë dhe te Trepça ‘89, me të cilin klub ishte paraqitur edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ne Chibuezeit i dëshirojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit!

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur