Sport

Dukagjini triumfon ndaj sllovakëve

Dukagjini tashmë ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra e Armend Dallkut ka shënuar fitore minimale përballë ekipit sllovak Partizan Bardejov (1-0).

Golin e vetëm në këtë takim për skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku e shënoi Abedin Merlaku.

May be an image of 11 njerëz dhe people standing

Njoftimi i plotë nga klubi klinas:

Ndeshjën e dytë kontrolluese ne Turqi ndaj skuadrës Sllovake, Partizan Bardejov e fituam me rezultat minimal 1:0.

Golashënues ishte Abedin Merlaku, ndërkaq vlen te theksohet se ne këtë takim janë paraqitur te gjithë futbollistët që kanë udhëtuar ne Antalya.

Një e veçantë e kësaj ndeshje ishte portieri ri dhe shumë i talentuar Arti Zenunaj qe tregoj një paraqitje fenomenale.

Ne ditën e nesërme do të zhvillojmë edhe një tjetër miqësore.

Postime të ngjajshme
Sport

Superliga e Kosovës: Rënditja tabelare pas xhiros së 23-të

Sport

Superliga e Kosovës: Mbyllet me këtë rezultat ndeshja, Feronikeli – Drita

Sport

Ja rezultatet komplete në Ligën e Parë

Sport

SUPERLIGA LIVE: Mbyllet pjesa e parë me këtë rezultatë