
Skuadra nga Liga e Parë e Kosovës, Dukagjini, sot do të zhvillojë ndeshjen e dytë miqësore-kontrolluese në Antalia të Turqisë, transmeton Zeri.info.
Skuadra nga Klina sot nga ora 13:30 do të takohet me Partizan Bardejov, skuadër e cila bën gara në Ligën e Dytë të Sllovakisë.
Kujtojmë se skuadra e drejtuar nga Armend Dallku të dielën që lam pas ka zhvilluar ndeshjen e pare ndaj skuadrës ruse, Fakel Voronezh, ku pësoi humbje me rezultatin 4-2.
Vlen të theksohet se Dukagjini bën gara në grupin A në Ligën e Parë dhe vlerësohet si një nga pretedentët kryesor për t’u rikthyer në Superligë.
#MATCHDAY, Dita e ndeshjës!
Sot zhvillojmë miqësoren e dytë ne Antalya te Turqisë. Si kundërshtarë ne këtë takim kemi ekipin nga liga e dytë e Sllovakisë, Partizan Bardejov. Ndeshja fillon ne ora 15:30, koha jonë lokalë ne Kosovë 13:30. Rreth rezultatit e shumëçka tjetër si gjithmonë do të mësoni dhe informoheni ne faqet zyrtare te klubit Dukagjini.
KF Dukagjini (Klinë) – P.Bardejov