Sport

Dukagjini – Prishtina, përfundon me këtë rezultat

Superliga e Kosovës

Dukagjini – Prishtina 1-2

‘Mbyllet ndeshja, Prishtina fiton 1-2

80′ GOOOOL. Besnik Krasniqi shënon nga pika e bardhë për t’i dhënë Prishtinës epërsinë e parë në këtë ndeshje 1-2

78′ Elton Basriu luan me dorë, Mervan Bejtullahu akordon penallti për Prishtinën pasi rishikoi VAR-in.

61′ GOOOl. Mendurim Hoti shënon një gol fantastik me voley për 1-1.

‘Fillon pjesa e dytë

‘ Mbyllet pjesa e parë

43′ Xhevdet Shabani gjuan nga goditja e lirë mbi portë dhe lëndohet. Kaçanikasu detyrohet ta lë fushën i lënduar dhe në vend të tij futet Leonit Abazi.

35′ GOOOL. Dukagjini kalon në epërsi, shënon Andin Dallku me kokë për 1-0.

33′ Altin Mërlaku me një tjetër mundësi shënimi, por përsëri pret Halimi.

29′ Bujar Shabani tenton nga distanca, por goditja e tij pritet nga Halimi.

25′ Da Silva afër të kaloj vendasit në epërsi, por Mici largon nga vija topin që po shkonte drejt rrjetës.

22′ Mërlaku gjuan përsëri bukur, por Betim Halimi shpëton gol të sigurt.

14′ Otto John lëshon mundësi të artë shënimi, por goditjen e tij e pret Haxhihamza.

8′ Mërlaku gjuan fuqishëm, por goditja e tij përfundon mbi portë.

‘Fillon ndeshja në Klinë

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Mërlaku, Shala, Kuçi, Basri, Millaku, Ahmeti, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani

Prishtina: Halimi, B.Krasniqi, Atanda, Vangjeli, Mici, Boshnjaku, Xh.Shabani, E.Krasniqi, Hoti, Mankenda, John.

Gjyqtarët: Mervan Bejtullahu, Besnik Morina, Alban Ejupi, Bardh Ajeti, Shpëtim Murtezi (VAR)

Postime të ngjajshme
Sport

Obërtinca jep dorëheqje, Fushë Kosova emëron trajnerin e ri

Sport

Nga Muriqi, Rrahmani, Hysaj dhe Gjimshiti, zbulohen pagat e futbollistëve shqiptarë në Serie A

Sport

Ndeshje tejet interesante zhvillohen në xhiron e 10-të të Ligës së Parë, këto janë delegimet e plota të gjyqtarëve

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës